Kisha e Shën Kollit, itinerari i ri i ”Rrugëve të Besimit”
Kanë përfunduar punimet e fazës së parë për restaurimin e Kishës së Shën Kollit në Mesopotam, Sarandë.
Kisha e Shën Kollit është një ndër kishat më të mëdha dhe me vlera të rralla të periudhës bizantine.
Ajo shquhet për arkitekturë unikale, për dekoracionin e saj me tulla, për relievet skulpturalë në muret e jashtme të fasadave, si dhe për vlerat e larta artistike.
Gjatë vitit 2019, do kryhen nga specialistët punimet në brendësi si pastrimi nga mbivëniet për të zbuluar afresket e mbetura, ndërhyrje në dysheme për të vlerësuar pjesët e vjetra, si dhe hapja e dy dyerve në jug, një dritareje në veri dhe restaurimi i dy nikeve në pjesën e narteksit (njëra nga të cilat shërbente deri sot si hyrja për në kishë).
Krahas tyre dhe një sërë ndërhyrjesh në muret rrethues të Manastirit dhe hyrjet e vjetra në të.
Tashmë kjo kishë është një tjetër itinerar i ”Rrugëve të Besimit” e cila i shtohet listës së turizmit religjioz ku turistët vendas dhe të huaj kanë mundësi të shohin nga afër historinë e ndërthurur me bukuritë e peizazhit dhe kultit.
/ATSH/
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.