03/05/2019 03/05/2019 Kisha e Shën Mërisë së Athalit është një ndër objektet më të rëndësishëm të kultit, për banorët e Himarës. Kjo kishë ndodhet mbi një kodër rreth dy orë në lindje të qytetit të Himarës. Në një mbishkrimi që gjendet i pikturuar mbi portën perëndimore të kishës, thuhet se ndërtimi i saj u përfundua në 10...
03 Μαΐου, 2019 - 16:34
Τελευταία ενημέρωση: 03/05/2019 - 16:40

Kisha e Shën Mërisë me afreske të rëndësishme artistike dhe historike (FOTO)

Διαδώστε:
Kisha e Shën Mërisë me afreske të rëndësishme artistike dhe historike (FOTO)

Kisha e Shën Mërisë së Athalit është një ndër objektet më të rëndësishëm të kultit, për banorët e Himarës.

Kjo kishë ndodhet mbi një kodër rreth dy orë në lindje të qytetit të Himarës. Në një mbishkrimi që gjendet i pikturuar mbi portën perëndimore të kishës, thuhet se ndërtimi i saj u përfundua në 10 prill të vitit 1795. Kisha është e tipit bazilikë me tre nefe, me përmasa të brendshme 10,10 x 5,10 m.

Ambienti i altarit ndahet nga një ikonostas prej muri mjaft të lartë, me tri hyrje. Mbi frontonin e murit qendror ngrihet kambanorja, ndërsa në lindje përfundon me një absidë cilindrike.

Ambientet e naosit dhe altarit janë të pikturuara me afreske dhe mbishkrime me vlera të rëndësishme artistike dhe historike. Në krah të kishës ndodhet ndërtesa gjysmë e rrënuar e manastirit. Ajo është dykatëshe, kati i poshtëm i së cilës ka shërbyer për katoje, ndërsa i sipërmi për banim.


ATSH

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων