Kisha e Shën Thanasit në Leshnicë, trashëgimia kulturore e transformuar në destinacion turistik
Kisha e Shën Thanasit, monument kulture i kategorisë së I-rë, ka përfunduar së restauruari. Projekti i restaurimit i hartuar nga specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës mundësoi rregullimin e çarjeve në muraturë, ringritjen e kolonave, kupolave dhe qemerëve me strukturë guri, ringritjen e murit anësor, në pjesën jugore të kishës, ringritjen e çatisë, sistemime të jashtme.
Kisha kishte pësuar prej dekadash degradime të rënda në elementët e saj strukturorë dhe konsiderohej një sfidë nga specialistët.
Kryeministri Edi Rama duke sjellë pamje të kësaj kishe të rikonstruktuar uroi mirëmëngjes këtë të hënë. “Me këtë tjetër trashëgimi kulturore të shpëtuar e të transformuar në një atraksion të çmuar turistik, ju uroj një javë të mbarë”, tha ai.
Kisha e Shën Thanasit, monument kulture i kategorisë së I, ishte një tjetër sfidë e Institutit të Monumenteve të Kulturës, për shkak të dëmtimeve të rënda të elementëve stukturorë të kishës.
— ATSH
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.