Kisha e Shën Thanasit, pjesë e itinerareve të turizmit kulturor
Përfundon restaurimi i një ndër kantiereve më sfiduese të ndërmarra nga Instituti i Monumenteve të Kulturës përgjatë vitit 2018.
Kisha e Shën Thanasit, monument kulture i kategorisë I, e degraduar prej dekadash nga mosndërhyrjet në të, si dhe dëmet e pësuara nga tërmeti i vitit 2017, sot, falë projektit të restaurimit të hartuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, rikthehet në jetë jo vetëm nga ana strukturore, por edhe si pjesë e itinerareve të turizmit kulturor.
Projekti i restaurimit, pjesë e programit “Rrugët e Besimit”, bëri të mundur konsolidimin e çarjeve në muraturë, ringritjen e kolonave, kupolave dhe qemerëve me strukturë guri, ringritjen e murit anësor në pjesën jugore të kishës, ringritjen e çatisë si dhe dhe kryerjen e një sërë sistemimesh të jashtme. /a.a/ j.p/
ATSH
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.