15 Ιουλίου, 2019

Kisha e Shën Triadhës në kalanë e Beratit

Διαδώστε:

Kisha e Shën Triadhës në kalanë e Beratit paraqet ndërtimin më të përkryer të kishave kryq i brendashkruar të variantit provincial, me dy pilastra dhe kolona si mbështetje të brendshme. Gjendet në afërsi të mureve të kalasë, në anën jugperëndimore të saj dhe afër mureve të rrethimit të dytë, me të cilët lidhet nëpërmjet kundërforcash.
Objekti përbëhet prej dy vëllimesh të bashkëngjitura me një fugë të qartë kontakt. I pari, nga perëndimi, i takon narteksit, i dyti naosit dhe kthinës së altarit. Në narteks hyhet nëpërmjet dyerve: nga ana perëndimore, jugore dhe veriore. Narteksi ndriçohet nga tre dritare dyshe në secilën faqe të jashtme. Naosi ndriçohet nga katër dritare të larta në tamburin e kupolës dhe nga dy dritare dyshe nën krahun verior e jugor të kryqit.
Marrë nga libri “Kishat e Kalasë së Beratit. Arkeologji- Histori- Arkitekturë- Restaurim” me autorë Dritan Çoku dhe Genci Samimi.

Instituti i Monumenteve të Kulturës / Facebook

Διαδώστε: