10 Οκτωβρίου, 2019

Kisha Serbe kremton 800 vjetorin e Autoqefalisë së saj në Manastirin Žica

Διαδώστε:

Ky vit shënon 800 vjetorin e marrjes së statusit të autoqefalisë nga Kisha Orthodhokse Serbe.

Kremtimi i këtij jubileu u mbajt këtë të Diel, më 6 Tetor, në Manastirin Žica në Serbi, nga Fortlumturia i Tij, Patriarku Irinej dhe 40 hierarkë të tjerë vendas dhe nga të ardhur nga vende të tjera të botës.

Ambientet e Manastirit nuk arritën dot të nxinin numrin e madh të pelegrinëve, që erdhën për të kremtuar këtë ngjarje të madhe.  Përveç zyrtarëve të shumtë të vendit, morën pjesë dhe Madhëria e Tij, Princi Aleksandër i Serbisë dhe Princeshë Katerina Karadjordjevic.

Në fjalën e tij përshëndetëse, patriarku Irinej theksoi kontributin shumë të çmuar të shenjtorëve të Perëndisë (sidomos  Shën Simeon Mitovlitit  [Stefan Nemanja], dhe të bitit, Savës) në themelimin e shtetit dhe pavarësinë e Kishës Orthodhokse Serbe.

Duke ngulmuar në imitimin e shembullit të vyer të shën Savës, Patriarku pohoi se që nga koha e tij ka pasur një marrëdhënie të harmonishme mes Kishës dhe Shtetit.

“Nevojitet të rikthehemi në rrugën e Jisu Krishtit dhe të shën Savës” – predikoi ai, duke vijuar – “Vetëm në Perëndinë tonë gjendet udha, e vërteta dhe jeta. Sot, teksa kremtojmë 8 shekuj të autoqefalisë së Kishës Serbe, rikujtojmë kohërat kur i gjithë populli e dëgjonte fjalën e Kishës”.

Pas fjalës së Patriarkut, u lexua një letër e formuluar nga hierarkia e Kishës së Serbisë, një pjesë e së cilës lexon si më poshtë:

“Shën Sava e dinte se ndriçimi kulturor dhe shpirtëror i besimtarëve mund të arrihet vetëm nëse kemi episkopë, priftërinj dhe murgj shpresëtarë e të denjë, të bashkuar nën administrimin e një Kishe të vetme. Pa pasur një strukturë të vetme kishtare dhe një hapësirë të caktuar shpirtërore, shërbimi pimantik i Kishës për shpëtimin e popullit është i pamundur. Prandaj është e domosdoshme Autoqefalia e Kishës.”

“Frytet e kësaj të kremteje janë të padiskutueshme dhe diakronike. Ato kanë lënë gjurmë në çdo sferë të jetës përgjatë historisë, qoftë në atë shkencore, kulturore dhe shtetërore. Me një fjalë, mund të themi se formon një lloj identiteti të popullit dhe kombit. Pas vendosjes së Autoqefalisë, Kryepiskopi Sava, i cili qëndronte në Manastirin e Žicës, u mundua të bashkonte të gjithë popullin, duke gdhendur fjalën e Ungjillit në çdo shpirt, çdo marrëdhënie e çdo aspekt të jetës”.

Pas Liturgjisë Hyjnore, të gjithë besimtarët dhe pelegrinët konsumuan një vakt festiv, dhe më pas vijoi një program artistik dhe kulturor.

Διαδώστε: