Kishat e hershme në Pskov të Rusisë në listën e objekteve të mbrojtura nga UNESCO
Kishat e lashta në Pskov të Rusisë në listën e objekteve të mbrojtura nga UNESCO
17 ndërtesa unike të qytetit Pskov, të ndodhur në veriperëndim të Rusisë, janë shtuar së fundmi në listën e objekteve të mbrojtura të kultit nga UNESCO.
Pskovi është një ndër qytetet më të lashta të Rusisë, i përmendur së pari në kronikat e shek. IX. Në periudhën e Mesjetës ishte kryeqytet mjaft i pasur i republikës së Pskovit, e cila shërbente si urë lidhëse mes Rusisë dhe Evropës.
Ndërtesat në fjalë, që gjenden në pjesën e lashtë historike të qytetit, përfshijnë kisha, katedrale, manastire, kulla vrojtimi dhe ndërtesa të tjera administrative, të cilat datojnë që nga shek. XII.
Të gjitha këto kanë qenë pjesë e shkollës arkitekturore të Pskovit, e cila për 5 shekuj me rradhë influencoi dhe arkitekturën ruse, duke kulmuar në shekujt XV dhe XVI.
Ndërtesat e futura në listën e objekteve të mbrojtura nga UNESCO përfshijnë pjesë arkitekturore si vëllime kubike, kupola, oborre dhe kambanore. Kishat dhe katedralet janë të rrethuara me gardhe, kopshte apo mure rrethues.
Shkolla arkitekturore e Pskovit pati frymëzim nga traditat bizantine të Novgorodit.
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.