24/01/2019 27/01/2019 Kishat e Voskopojës janë asete të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe po vizitohen përherë e më shumë nga turistët vendas dhe të huaj si destinacione të turizimit religjioz. Specialistët e mirëmbajtjes së tyre po kujdesen për to duke i mirëmbajtur por gjithashtu ata kanë inspektuar nga afër këto kisha dhe gjatë këtyre ditëve ku moti...
24 Ιανουαρίου, 2019 - 18:40
Τελευταία ενημέρωση: 27/01/2019 - 20:16

Kishat e Voskopojës, asnjë dëmtim nga moti i keq

Διαδώστε:
Kishat e Voskopojës, asnjë dëmtim nga moti i keq

Kishat e Voskopojës janë asete të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe po vizitohen përherë e më shumë nga turistët vendas dhe të huaj si destinacione të turizimit religjioz.

Specialistët e mirëmbajtjes së tyre po kujdesen për to duke i mirëmbajtur por gjithashtu ata kanë inspektuar nga afër këto kisha dhe gjatë këtyre ditëve ku moti i keq mbërtheu vendin tonë për të parë gjendjen e tyre.

Specialistët e DRKK Korçë, kanë kryer në kishat e Voskopojës inspektim mbi gjendjen e tyre pas reshjeve të borës. Pas kontrollit të përjavshëm rezulton se nuk ka dëmtime si pasojë e reshjeve të shumta të këtyre ditëve.

Kishat e Voskopojës, të cilat i kanë shpëtuar deri diku rrënimit dhe janë, ”Shën Nikolla”, ”Shën Maria”, ”Shën Ilia”, manastiri i ”Shën Prodhromit”, ”Shën Thanasi”, ”Shën Mehilli”, të cilat janë monumente kulture të kategorisë I dhe për të cilat është treguar dhe po tregohet kujdes për t’i restauruar dhe për t’i ruajtur vlerat arkitekturore të këtyre monumenteve.

(ATSH)

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων