Kishat e Voskopojës janë asete të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe po vizitohen përherë e më shumë nga turistët vendas dhe të huaj si destinacione të turizimit religjioz.
Specialistët e mirëmbajtjes së tyre po kujdesen për to duke i mirëmbajtur por gjithashtu ata kanë inspektuar nga afër këto kisha dhe gjatë këtyre ditëve ku moti i keq mbërtheu vendin tonë për të parë gjendjen e tyre.
Specialistët e DRKK Korçë, kanë kryer në kishat e Voskopojës inspektim mbi gjendjen e tyre pas reshjeve të borës. Pas kontrollit të përjavshëm rezulton se nuk ka dëmtime si pasojë e reshjeve të shumta të këtyre ditëve.
Kishat e Voskopojës, të cilat i kanë shpëtuar deri diku rrënimit dhe janë, ”Shën Nikolla”, ”Shën Maria”, ”Shën Ilia”, manastiri i ”Shën Prodhromit”, ”Shën Thanasi”, ”Shën Mehilli”, të cilat janë monumente kulture të kategorisë I dhe për të cilat është treguar dhe po tregohet kujdes për t’i restauruar dhe për t’i ruajtur vlerat arkitekturore të këtyre monumenteve.
(ATSH)