13 Ιουνίου, 2019

Kishat e Voskopojës përmes kultit dhe bukurive natyrore, 1300 turistë gjatë majit (FOTO)

Διαδώστε:

Me nisjen e sezonit turistik gjatë fundjavës turistë të shumtë kanë shijuar itenerarin turistik në kishat e Voskopojës përmes kultit dhe bukurive natyrore që ky vend ofron.

Mbi 1300 turistë, vetëm gjatë muajit maj, kanë vizituar kishat e Voskopojës. Gjithashtu në këto kisha nuk kanë munguar dhe vizitat nga brezi i ri të cilët njohin nga afër historinë dhe vlerën e këtyre objekteve kulti.

Vizitorët e shumtë sidomos të huaj mahniten nga arkitektura dhe historia që mbartin këto kisha të cilat tashmë janë bërë destinacione të preferuara dhe pjesë e guidave të tyre turistike.

Voskopoja mbetet një nga qendrat më të rëndësishme kulturore, artistike e historike të Ballkanit, një perlë e kulturës ballkanike dhe europiane.

E veçanta e Voskopojës, janë objektet e kultit, kishat, të cilat i kanë shpëtuar deri diku rrënimit dhe këto janë: ”Shën Nikolla”, ”Shën Maria”, ”Shën Ilia”, manastiri i ”Shën Prodhromit”, ”Shën Thanasi”, ”Shën Mehilli”, të cilat janë monument kulture të kategorisë I dhe për të cilat në vazhdimësi është treguar kujdes për t’i restauruar dhe për t’i ruajtur vlerat arkitekturore të këtyre monumenteve.

ATSH

Διαδώστε: