17 Μαΐου, 2019

Komunitetet fetare nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi me Qendrën e CVE

Διαδώστε:

Sot, e premte 17 maj, në kuadrin e Këshillit ndërfetar të Shqipërisë, Kryetarët e Komuniteteve fetare zyrtare nënshkruan një Memorandum mirëkuptimi me drejtorin e Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (CVE).

I pari foli Drejtori i Qendrës, z. Agron Sovjati, ndërsa në emër të Këshillit ndërfetar foli Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Bujar Spahiu. Pastaj u vijua me nënshkrimin e Memorandumit nga kryetarët e komuniteteve fetare. Për Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë nënshkroi Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi.

Më pas u bë një vizitë në mjediset e qendrës, ku u fol nga z. Sojati për veprimtarinë e saj.

— Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Διαδώστε: