03 Μαΐου, 2019

Korçë, kisha e Ristozit i shtohet listës së destinacioneve për t’u vizituar

Διαδώστε:

Kisha e Ristozit e ndodhur në Mborje, pas rikonstruksionit i është shtuar listës së destinacioneve për t’u vizituar në Korçë. Kisha e Ristozit, një vlerë e trashëgimisë kulturore dhe një atraksion i shtuar për Korçën, është ndër më të vjetrat në Ballkan.

Kisha e Ristozit është një monument i trashëgimisë kulturore në Mborje, që i dedikohet Shën Mërisë.

Ajo është një nga objektet e kultit që është ndërtuar më herët në Ballkan. Ka disa versione për kohën e ndërtimit të saj. Sipas njërit prej versioneve, kjo kishë është ngritur në vitin 896 nga Shën Klementi, ndërsa në një version tjetër flitet për gjysmën e shekullit të XIV-të.

Kisha është ndërtuar në rrëzë të malit të Moravës, në juglindje të Korçës. Afreskët e saj janë realizuar nga piktorë anonimë në vitin 1390. Ajo njihet si vend i shenjtë që ndihmon njerëzit. Në ditën që Krishti mbush 40 ditë nga ringjallja, ky vend i shenjtë vizitohet nga mijëra besimtarë të fesë ortodokse.

ATSH

Διαδώστε: