01/05/2019 01/05/2019 “Krishti u Ngjall” – “Vërtet u Ngjall!” Që të shtunën në darkë ky urim dëgjohet kudo ku besimtarët orthodhoksë kremtuan Ngjalljen e Zotit Jisu Krisht. Kremtimet e shkëlqyera e shpallën këtë kudo ku ata ndodhen, në gjithë vendin tonë. Ashtu siç thuhet në Shërbesë, sot është “Ditë e Ngjalljes, le të ndriçohemi prej panairit dhe...
01 Μαΐου, 2019 - 15:55

Kremtim madhështor dhe plot dritë i Pashkës në Tiranë

Διαδώστε:
Kremtim madhështor dhe plot dritë i Pashkës në Tiranë

“Krishti u Ngjall” – “Vërtet u Ngjall!” Që të shtunën në darkë ky urim dëgjohet kudo ku besimtarët orthodhoksë kremtuan Ngjalljen e Zotit Jisu Krisht. Kremtimet e shkëlqyera e shpallën këtë kudo ku ata ndodhen, në gjithë vendin tonë. Ashtu siç thuhet në Shërbesë, sot është “Ditë e Ngjalljes, le të ndriçohemi prej panairit dhe le të përqafojmë njeri-tjetrin, le t’u themi vëllezër dhe atyre që na urrejnë, le t’i ndjejmë të gjitha në ditën e Ngjalljes dhe kështu le të thërresim:…”

Në Tiranë Shërbesa e Ngjalljes dhe Liturgjia Hyjnore u kryen në Katedralen Ngjallja e Krishtit”, dhe u drejtuan nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi, i ndihmuar nga Mitropoliti i Amantias Nathanaili, Episkopi i Bylisit Asti dhe klerikë të Kryepiskopatës. Kisha dhe mjedisi përreth u mbushën nga mijëra e mijëra besimtarë dhe qytetarë të Tiranës, që pritën me padurim lajmin më të madh të të gjitha kohërave, Ngjalljen e Krishtit, për të marrë më pas “Dritën që nuk perëndon”, për ta çuar në shtëpitë e tyre në çdo cep të Tiranës, si një bekim për të gjithë Kryeqytetin. Ata uruan njëri-tjetrin pa pushim “Krishti u Ngjall!”, që do jetë përshëndetja e tyre në 40 ditët në vazhdim.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë Facebook

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων