Në kuadër të përgatitjeve për pjesëmarrjen e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë në Asamblenë e 10-të Botërore të “Religions for Peace”, që do të mbahet në Lindau të Gjermanisë në gusht të këtij viti, janë zhvilluar “Konsultimet Kombëtare” të të gjitha instancave të KNFSH-së, Këshilli i Presidencës, Bordi Ekzekutiv, Departamenti i Gruas dhe Departamenti i Rinisë.