28/12/2020 28/12/2020 Ikona “ Lindja e Krishtit” është pikturuar prej Konstandin Shpatarakut për të zbukuruar kishën e Shën të Premtes në Lushnjë. Muzeu i Artit Mesjetar bën të ditur se ikona e cila ka dimensione të vogla dhe është realizuar bukur artistikisht, qëndronte në regjistrin e sipërm të ikonave në ikonostasin e kësaj kishe. Në ikonë të...
28 Δεκεμβρίου, 2020 - 14:49
Τελευταία ενημέρωση: 28/12/2020 - 14:51

“Lindja e Krishtit”, ikona e pikturuar nga Kostandin Shpataraku për të zbukuruar kishën e Shën të Premtes

Διαδώστε:
“Lindja e Krishtit”, ikona e pikturuar nga Kostandin Shpataraku për të zbukuruar kishën e Shën të Premtes

Ikona “ Lindja e Krishtit” është pikturuar prej Konstandin Shpatarakut për të zbukuruar kishën e Shën të Premtes në Lushnjë.

Muzeu i Artit Mesjetar bën të ditur se ikona e cila ka dimensione të vogla dhe është realizuar bukur artistikisht, qëndronte në regjistrin e sipërm të ikonave në ikonostasin e kësaj kishe.

Në ikonë të bie në sy paraqitja e Josefit, i cili si zakonisht qëndron mënjanë duke nënkuptuar se ai nuk është babai i foshnjës së sapolindur. Figura e Josefit trgon qartë gjëndien e trazuar të shpirtit të tij.

Apokrifat përmendin se djalli e tundon Josefin duke i thënë se të lindurit e një virgjëreshe nuk është e mundur dhe është në kundështim me ligjet e natyrës njerëzore.

Nëpërmjet Josefit ikona jep jo vetëm dramën e tij personale, por dhe dramën e gjithë njerëzimit, vështirësinë për të pranuar atë që është tej “ arsyes dhe fjalëve “, Mishërimin e Perëndisë.

 

ata. gov.al

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων