03/09/2019 03/09/2019 Perëndi i Tërëfuqishëm, Atë i mëshirave dhe i çdo ngushëllimi, eja ndihmomë dhe çliromë nga kjo vështirësi që më shqetëson. Besoj, o Zot, se të gjitha provat e jetës janë nën kujdesin Tënd dhe se gjithçka punon për të mirën e atyre që të duan. Largo prej meje frikën, ankthin dhe hidhërimin. Ndihmomë t’i përballoj...
03 Σεπτεμβρίου, 2019 - 17:14
Τελευταία ενημέρωση: 03/09/2019 - 17:17

Lutje në kohë nevoje

Διαδώστε:
Lutje në kohë nevoje

Perëndi i Tërëfuqishëm, Atë i mëshirave dhe i çdo ngushëllimi, eja ndihmomë dhe çliromë nga kjo vështirësi që më shqetëson. Besoj, o Zot, se të gjitha provat e jetës janë nën kujdesin Tënd dhe se gjithçka punon për të mirën e atyre që të duan. Largo prej meje frikën, ankthin dhe hidhërimin. Ndihmomë t’i përballoj vështirësitë e mia me besim, kurajo dhe me urtësi. Bëj që kjo provë të më sjellë më pranë Teje, sepse ti je mbrojtësi im dhe streha ime, ngushëllimtari im dhe shpresa ime, kënaqësia dhe gëzimi im. Tek dashuria dhe dhembshuria jote vë shpresën e besimit tim. Se i bekuar është emri Yt, i Atit, Birit edhe i Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

 

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων