26 Ιανουαρίου, 2019

Manastiri i Ardenicës, inspektim nga specialistët e Monumenteve

Διαδώστε:

Specialistët e Institutit të Monumente të Kulturës zhvilluan një inspektim në Manastirin e Ardenicës, i pozicionuar në 237 m lartësi mbi nivelin e detit, në kodrën e fshatit Kolonjë të rrethit të Lushnjës. Inspektimi konsistoi në evidentimin e gjendjes së konservimit të manastirit, si dhe dokumentimin e tij fotografik.

Manastiri i Ardenicës, Fjetja e Shën Mërisë, është manastiri më i madh dhe më i dëgjuar në të gjithë Myzeqenë. Ai përmban disa faza ndërtimi, deri sa arrin në ditët e sotme. Gjithashtu, kisha është pikturuar në muajin shkurt të vitit 1744 nga vëllezërit korçarë, Kostandin dhe Athanas Zografi.

(ATSH)

Διαδώστε: