18 Απριλίου, 2019

Manastiri i Shën Kollit, histori dhe arkitekturë e veçantë (FOTO)

Διαδώστε:

“Manastiri i Shën Kollit të Mesopotamit” përbën një monument me historik dhe arkitekturë të veçantë. Detajet e historisë së këtij monumenti të shpjeguara nga specialistët e sektorit të Kulturës Kombëtare Sarandë pasuruan vizitën e të rinjve të shkollës 9-vjeçare Mesopotam në këtë monument kulture.

Ata mësuan edhe për punimet restauruese të kryera kohët e fundit në këtë monument.

Specialistët e cilësojnë Manastirin e Shën Kollit në Mesopotam si një “margaritar të çmuar të trashëgimisë sonë kulturore dhe arkitekturës Bizantine Botërore”.
Në fillim ka ekzistuar një tempull pagan dhe mbi rrënojat e tij është ngritur Kisha e Shën Kollit, e cila mendohet të jetë ndërtuar në kohën e perandorit bizantin Kostandin IX Monomaku.
Kisha e Shën Nikollit ka një arkitekturë tepër të veçantë të stilit bizantin. Nga manastiri ruhen rrënojat e mureve rrethues që kapin një sipërfaqe rreth 100 m² dhe kontrollohen nga 9 kulla drejtkëndëshe. Muret rrethues janë më të hershëm sesa kisha.
Dhomat e manastirit janë të ndërtuara më vonë. Kjo është një ndër kishat më të mëdha dhe më të vjetra të periudhës bizantine që ruan vlera origjinale.



 


ATSH

Διαδώστε: