Mbledhje e zgjeruar e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë
Të enjten, më 27 qershor 2019, në mjediset e Selisë së Sinodit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë, u zhvillua mbledhja e të gjitha organeve të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë,
President i të cilit është Kryepiskopi Anastas.
Mbledhja ishte në kuadër të përgatitjeve për pjesëmarrjen e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë në
Asamblenë e X-të Botërore të “Religions for Peace”, që do të mbahet në gusht të këtij viti në Lindau të
Gjermanisë. Në të morë pjesë të gjitha instancat e KNFSH-së: Këshilli i Presidencës, Bordi Ekzekutiv,
Departamenti i Gruas dhe Departamenti i Rinisë.
Në seancën e parë u mblodh Bordi Ekzekutiv, ku znj. Sheldiana Jano, anëtare tij, shpjegoi pesë temat që
do të diskutohen në Asamble. Më pas pjesëmarrësit, gjatë një workshopi të ndarë në tri grupe, me
përfaqësues nga komunitete të ndryshme fetare, diskutuan rreth këtyre temave, duke nxjerrë disa
rekomandime dhe sugjerime, të cilat do të dërgohen në Asamble në emër të Këshillit Ndërfetar të
Shqipërisë.
Në seancën e dytë plenare u mblodhën për herë të parë të gjitha bordet dhe departamentet e KNFSH-së,
ku relatorët e grupeve të punës referuan rreth rekomandimeve dhe sugjerimeve të dala në takimet e 20
dhe 27 qershorit 2019.
Më pas, në seancën e moderuar nga Sekretari i Përgjithshëm i KFNSH, Dr. Genti Kruja, folën drejtuesit e
komuniteteve fetare që bëjnë pjesë, njëkohësisht dhe anëtarë të Këshillit të Presidencës. Fillimisht, fjalën
e mori Presidenti i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, Kryepiskopi i Tiranë, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë,
Prof. Dr. Anastasi; më pas përshëndetën edhe drejtuesit e tjerë të komuniteteve. Të gjithë vunë theksin
në rëndësinë e dialogut ndërfetar, por edhe të frymës së dialogut në përgjithësi, në këto ditë ku ka kaq
shumë nevojë për modelin e dialogut, si një vlerë e munguar në arenën politike në dobi të paqes sociale.
Në fund të mbledhjes, e para e këtij lloji në vendin tonë, ku u mblodhën jo vetëm drejtues të komuniteteve
fetare, por dhe përfaqësues të grave dhe rinisë nga ato, u shpërndanë edhe certifikatat e pjesëmarrjes.
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.