26 Αυγούστου, 2019

Me 26 gusht kujtojme Martiret e Shenjte Adrianin dhe Nataline.

Διαδώστε:

Atin tone te drejte Jozefin.
Ikonen e Nenes se Zotit te Vladimirit.

Martiret e Shenjte Adriani dhe Natalia perqafuan besimin e vertete te krishtere gjate sundimit te Maksimianit, ne Nikomedi, ne vitin 298. Adriani ishte pagan; pasi deshmoi martirizime te besimtareve te tjere dhe besimin e zjarrte qe ata kishin, me te cilin pranuan denimet e tyre, ai gjithashtu e deklaroi veten te krishtere e u burgos. Kur e mori vesh gruaja e tij Natalia, qe ndodhej e fshehur ne nje besimtare, e vizitoi ne burg dhe e inkurajoi ne vuajtet e tij. Duart dhe kembet e tij i vendosen mbi nje kudher dhe u keputen me cekic; ai dha shpirt mes mundimesh te medha. Gruaja e tij mori nje pjese te lipsaneve te tij te shenjta duke u larguar ne Argjiropolis, afer Bizantit, ku dhe fjeti ne paqe shpejt pas te shoqit.

Jeta Orthodhokse

Διαδώστε: