17 Ιουνίου, 2019

Me bekimim e Mitropolitit te Elbasanit Shpatit dhe Librazhdit Imzot Andonit u zhvillua kampi pese ditor me femijet e Katekizmit Trepsenisht dhe Tudanit e fund te programit nje eskursion ne Belesh me disa ndalesa

Διαδώστε:

Ishte gezim qe te ndaleshim tek Kisha “Lindja e Zotit Jisu Krisht” Cerrik ku na mikpriti Kleriku i Famullise At Petraq Dedja ku mbajti nje bisede cilesore dhe inkurajuese me femijet, per te njohur sa me teper Kishen dhe Besimin Orthodhoks dhe Misteret e saj.
Femijet degjuan me vemendje dhe drejtuan disa pyetje interesante ne fund te bisedes, disa prej tyre ishin: Cfare cilesish duhet te kete nje kandidat per tu bere Klerik?! Pse Kleriku vishet me te zeza?! Pse duhet te kungohemi etj.. Madje disa prej tyre per here te pare shprehen deshiren per tu pagezuar.
Eshte gezim dhe bekim per ne qe vendosem te zhvillonim kete eskursion, e kjo ndjehet me teper kur shikon qe shume te rinje i drejtohen Kishes mbas nje pune te gjate qe ne fund te sjellell gezim, ku individe te tille i bashkohen Jisu Krishtit. Udhetimi yne vazhdoi duke shkuar ne Belesh dhe tek Hidrocentrali i Banjes ku te rinjte ne shoqerine tone dhe te njeri-tjeterit kaluan kohe hareje dhe gezimi. Skishte se si te mbylleshe ndryshe qe tmos ktheheshim dhe tek Kisha e “Shen Dhimitrit” ne Shtermen.
Ketu u Pritem nga Kleriku i Kishes At Petro Halili gjithashtu u tregua i gateshem te mbaje nje bisede teper te domosdoshme per te rinjte. Tema: Te rinjte duhet ti drejtohen Kishes, dhe te njohin Zotin te vetmin Shpetimtar.
Femijet e degjuan me vemendje dhe ishte inkurajim per ta qe te jene te lidhur me Kishen pergjate gjithe jetes se tyre qe eshte i vetmi burim shpetimi. Falenderojme Perendine qe na jep keto mundesi per te shperdare lajmin e mire tek te gjithe. Po keshtu falenderojme dhe dy Prifterinjte qe u treguan te gatshem edhe se ishin ne angazhimet e tyre na u bashkuan per te treguar shembullim e tyre te vigjilences. Lavdi Perendise per te gjitha!

Mitropolia e Shenjtë e Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit / Facebook

Διαδώστε: