Unë e njoh varfërinë dhe brengat e shpirtit tënd. Unë i di nevojat e tua dhe të gjitha sëmundjet e tua. Unë e njoh të keqen në ty dhe mëkatet e tua, por Unë përsëri të them: – Jepmë zemrën tënde, më duaj sikurse ti je! Nëse je duke pritur për t’u bërë po aq i mirë sa një Engjëll, të harrohesh në dashuri, ti kurrë s’ke për të më dashur Mua… .Edhe pse ti mund të jesh një frikacak në plotësimin e detyrave të tua, edhe pse ti shpesh bie në të njëjtat mëkate edhe pse nuk do, Unë nuk të lejoj ty të mos më duash… Më duaj sikurse ti je. Në çdo rrethanë, në çdo situatë që ti mund të ndodhesh, plot me zell apo krejt bosh, besnik ose jo, unë të them: Më duaj sikurse ti je.
Unë dua dashurinë e zemrës tënde të varfër. Nëse ti po pret që të përsosesh, ti kurrë nuk ke për të më dashur Mua. A s’është e mundur për Mua të transformoj një kokrrizë të vogël rëre në një gur të pastër dhe të çmuar? A nuk e di ti se Unë jam i plotfuqishëm? Nëse Unë i lë të gjitha për dashurinë e varfër të zemrës tënde, a nuk jam Unë zoti i dashurisë sime? Biri im, lërmë të të dua, Unë dua zemrën tënde. Sigurisht, Unë do ta ndryshoj atë me kalimin e kohës, por tani për tani më duaj sikurse ti je. Unë po pres që edhe ti të bësh të njëjtën gjë. Dua të shoh dashurinë të ngrihet nga plehrat e mizërisë tënde.
Të dua ty dhe dobësitë e tua, dashurinë që ti ndan me të varfërit: Unë dua që ti të thërrasësh fort prej rrugicës para krevatit tënd.Të dua krijesa ime. Dua këngën e zemrës tënde. Nuk kam nevojë për aftësitë e tua. Unë jam i interesuar vetëm në një gjë: Të të shoh se si ti punon përmes dashurisë. Nuk janë virtytet e tua ato që kërkoj. Unë mund të të kisha dhënë ty detyra të mëdha për të kryer,por … ti do të kishe qënë një shërbëtor i pavlefshëm. Unë mund të të marr gjithçka që të kam dhënë deri tani, sepse ti je krijuar vetëm të duash. Sot Unë jam duke pritur tek dera e zemrës tënde si një lypës.Unë, Mbreti i Mbretërve, trokas edhe pres,… pres. Nxito, hape atë derë. Nëse ti do ta njihje vërtet varfërinë tënde, do të vdisje nga dhimbja. Gjëja që Mua më plagos më shumë është kur ti dyshon dhe humbet besimin tek Unë. Dëshiroj që ti të Më mendosh çdo orë të ditës dhe natës. Unë dua që edhe në detyrat më të vogla që ti bën t’i bësh ato nga dashuria. Shpresoj që të më dëgjosh. Mos u shqetëso nëse mendon se nuk je aq i zoti, Unë do të të jap aftësitë e mia. Kur ti vuan, Unë do të jap dituri përtej asaj çfarë ti ke ëndërruar ndonjëherë. Por, mos harro, më duaj sikurse Unë të dua ty. Unë të kam dhënë dashurinë time, dorëzoja gjithçka shpirtit tim. Nuk ka rëndësi se çfarë ndodh, mos prit që më parë të shenjtërohesh dhe pastaj t’ia dorëzosh veten tënde dashurisë: Në këtë mënyrë ti kurrë s’ke për të më dashur.
Pra, më duaj sikurse ti je, sepse Unë, Zoti yt, të dua ashtu si ti je.
Shën Agustini