Me perkujdesjen e vazhdueshme dhe “dashurine zemergjere” te Kryepiskopit tone imzot Anastasit dhe bekimin e bariut tone hiresi Ignatit, u mbyll edhe per sivjet me sukses programi i Katekizmit ne Mitropoline e shenjte te Beratit, ku per vitin 2018-2019 nga te gjithe grupet e katekizmit numeroheshin rreth 786 femije. Lavdi Zotit!
Programi u permbush me pjesmarrjen ne Liturgjine Hyjnore te te gjithe katekisteve te Mitropolise diten kushtuar Shpirtit te Shenjte ne Kishen bizantine te shen Triadhes ne kalane e Beratit. Per arsye se ne kishe po kryhen restaurime, qe per cudi kane dy vjet qe nuk kane mbaruar akoma!, Liturgjia Hyjnore u krye jashte Kishes.
Liturgjine e pasoi mbledhja ne Kishen e shen Gjergjit po ne kala me teme: “Shpirti i Shenjte Burim Jete dhe Udheheqes Ngushellimtar drejt se Vertetes”.
I urojme te gjithe femijeve nje vere te kendshme dhe te mbushur me aktivitete formuese dhe argetuese.
Mbyllja e programit te katekizmit shenon dhe fillimin e kampingjeve verore te organizuara nga Kisha Orthodokse me bekimin e Fortlumturise sone Kryepiskopit Anastas, nje tradite tashme e Kishes Orthodokse per me shume se dy dekada.