Me rastin e 26 – vjetorit të shenjtërimit të Kishës së “Shën Theodhorëve” në qytetin e Vlorës me bekimin e Mitropolitit të Beratit Hirësi Ignatit dhe nën kujdesjen e veçantë të klerikut që shërben në këtë kishë At Kostandinit, u shtrua një drekë festive me njerëzit e shtresave në nevojë në këtë qytet. At Kostandini prej kohësh organizon enorinë e tij duke ndërrmarrë iniciativa të ndryshme për tu ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë. Ai ka një bashkëpunim mjaft të mirë edhe me instutucionet vendore me qëllimin e vetëm për tu ardhur në ndihmë sa më shumë njerëzve me nevoja të ndryshme që ka ky qytet. Ai falenderon të gjithë dhuruesit, besimtarët, qytetarët e Vlorës që i përgjigjen thirrjes së tij.
Le të nxitemi të gjithë që të marrim shembuj këta klerikë që përpiqen të kontribuojnë për shoqërinë tonë!