28/01/2025 28/01/2025 Trupi i pajetë i Kryepiskopit të Shqipërisë, Anastas, mbërriti sot në vendin tonë. Arkëmorti u nis dje nga Katedralja e Athinës, dhe hyri në territorin shqiptar përmes pikës së kalimit kufitar të Kakavijës rreth orës 08:30. Arkëmorti me trupin e pajetë të Kryepiskopit Anastas u prit nga qindra besimtarë ortodoksë me lule në duar dhe...
28 Ιανουαρίου, 2025 - 13:00
Τελευταία ενημέρωση: 28/01/2025 - 15:53

Meshë për Kryepiskopin në Gjirokastër/ Besimtarët i japin lamtumirën e fundit

Διαδώστε:
Meshë për Kryepiskopin në Gjirokastër/ Besimtarët i japin lamtumirën e fundit

Trupi i pajetë i Kryepiskopit të Shqipërisë, Anastas, mbërriti sot në vendin tonë.

Arkëmorti u nis dje nga Katedralja e Athinës, dhe hyri në territorin shqiptar përmes pikës së kalimit kufitar të Kakavijës rreth orës 08:30.

Arkëmorti me trupin e pajetë të Kryepiskopit Anastas u prit nga qindra besimtarë ortodoksë me lule në duar dhe kurora me dafina.

Gjatë rrugës kortezhi me arkëmortin e Kryepiskopit Anastas bëri ndalesa në zonat ku ai shërbeu dhe punoi për rindërtimin e Kishës Autoqefale Shqiptare.

Besimtarët e shoqëruan kortezhin drejt Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Gjirokastër, ku klerikët ortodoksë mbajtën meshë për nder të Kryepiskopit Anastas. Për më shumë se një orë qytetarë të shumtë të Gjirokastrës dhe të zonave përreth kryen homazhe dhe lutje për shpirtin e kryepiskopit në katedralen e Gjirokastrës.

Shoqërues të kortezhit janë 4 klerikë shqiptarë, mitropoliti i Apolonisë dhe Fierit, Nikolla, peshkopi i Krujës Anastas dhe priftërinjtë Harallamb Gjoka e Spirodhon Topanxha, bashkëpunëtorë të ngushtë të tij në ringritjen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Përfaqësues I Kishës së Greqisë, do të jetë nënkryetari i Sinodit të Shenjtë, Mitropoliti i Nafpaktos dhe Shën Vlashit Vlasios Jerotheos.

Në Tiranë trupi i pajetë pritet të mbërrijë sot rreth orës 16:00, ku do të zhvillohen homazhe për dy ditë ndërsa të enjten në orën 11:00 do të kryhet ceremonia mortore për Hirësinë e tij Anastas.

Mediat greke shkruajnë se Kryeministri Kyriakos Mitsotakis do të jetë në Tiranë të enjten për të marrë pjesë në funeralin për Kryepiskopin e ndjerë Anastas Janullatos.

Pas vdekjes së Kryepiskopit Anastas Janullatos, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë shpalli zi kishtare për pesë ditë, nga 25 janari deri më 29 janar.

 

Δείτε αυτή τη δημοσίευση στο Instagram.

 

Η δημοσίευση κοινοποιήθηκε από το χρήστη CNA.al (@cna.lajme)

 

cna.al

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων