21 Δεκεμβρίου, 2023

MITET E LASHTE GREKE DHE EDUKIMI MODERN NE PROGRAMIN E GJUHES DHE CIVI LIZIMIT SE GJUHES SE GREKE

Διαδώστε:

Qasjet moderne të mësimdhënies dhe modelet e edukimit ndërkulturor inkorporojnë mitet e lashta greke, me qëllim transmetimin e mesazheve dhe vlerave, kultivimin e ndjeshmërisë dhe ndërgjegjes kolektive, formësimin e identitetit ndërkulturor, mirëkuptimin e ndërsjellë të nxënësve me origjinë të ndryshme kulturore.
Mitologjia greke përkufizohet si tregimi i historive mitike të krijuara nga grekët e lashtë për perënditë dhe heronjtë, mjedisin natyror, njerëzit dhe ritualet fetare. Në lëndën “Mitologji”, studentët e Programit të Gjuhës dhe Civilizim pasurojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre komunikuese duke lexuar dhe mësuar për figurat e përfshira në mitologji, cilësitë dhe arritjet e të cilave kanë frymëzuar artin dhe letërsinë ndër shekuj.
Në kuadër të lëndës “Edukim teatror”, studentët ushtrojnë veprimtari teatrore në grup dhe individuale të bazuara në mitet e lashtë grekë. Brenda mjediseve mësimore eksperimentale dhe sipas parimeve të Pedagogjisë Teatrore zhvillohen aftësitë psikomotore, kultivohen kriteret estetiko-artistike të nxënësve, promovohet mendimi i tyre kritik dhe forcohet inteligjenca narrative. Në të njëjtën kohë, arritja e qëllimeve specifike kërkohet me përdorimin e gjuhës së re greke.

Kolegji Universitar Logos

Διαδώστε: