Me iniciativën e Mitropolitit të Apollonisë dhe Fierit, Imzot Nikolla, janë mbledhur nga besimtarët e enorisë së Sheqishtes vlera monetare për të ndërtuar qivurin e “Kalogjerës Parashqevi”, varri i të cilës ndodhet pranë varrit të Shën Trifonit.
Kalogjera Parashqevi, ishte një vajzë e re, e cila pas vegimit hyjnor që pa, bëri të mundur zbulimin e varrit dhe Lipsanit të Shën Trifonit.