Në katedralen mitropolitane “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, në Athinë, qëndroi sot trupi i Kryepiskopit tonë të ndjerë Anastas. Pas Liturgjisë Hyjnore solemne u mbajt për të një shërbesë përshpirtjeje nga Kryepiskopi i Greqisë, Fortlumturia e Tij, z. Jeronim, me pjesëmarrje të gjerë të krerëve të qeverisë, pushtetit lokal, personaliteteve të shumtë dhe qindra besimtarëve.
Kisha jonë u përfaqësua nga Mitropoliti i Apollonisë, Hirësi Nikolla, Episkopi i Krujës, Hirësi Anastasi, Protopresviter atë Spiro Topanxha dhe Ikonom i Madh atë Harallamb Gjoka.
Pas shërbesës vijuan homazhe të shumta përgjatë gjithë ditës, ku qindra shpresëtarë u rreshtuan për t’i dhënë përshëndetjen e fundit Hierarkut tonë.
26 Ιανουαρίου, 2025
Në katedralen mitropolitane “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, në Athinë, qëndroi sot trupi i Kryepiskopit tonë të ndjerë Anastas.
Διαδώστε:

Διαδώστε: