14/07/2019 14/07/2019 Shën Llukai i Krimesë, i cili njihet gjithashtu si “kirurgu i bekuar” duhet dhe nderohet shumë në të gjithë botën orthodhokse, dhe për nder të tij janë ndërtuar shumë kisha në mbarë botën. Më 22 Qershor u shtua edhe një kishë tjetër në nderim të tij, kësaj here në Poloni, në fshatin Łaźnie që ndodhet...
14 Ιουλίου, 2019 - 14:46
Τελευταία ενημέρωση: 14/07/2019 - 14:47

Në Poloni shenjtërohet Kisha e parë e Shën Llukait të Krimesë, që i dedikohet viktimave të nazizmit

Διαδώστε:
Në Poloni shenjtërohet Kisha e parë e Shën Llukait të Krimesë, që i dedikohet viktimave të nazizmit

Shën Llukai i Krimesë, i cili njihet gjithashtu si “kirurgu i bekuar” duhet dhe nderohet shumë në të gjithë botën orthodhokse, dhe për nder të tij janë ndërtuar shumë kisha në mbarë botën.

Më 22 Qershor u shtua edhe një kishë tjetër në nderim të tij, kësaj here në Poloni, në fshatin Łaźnie që ndodhet në verilindje të vendit.

Kisha e re u ndërtua në pyllin piktoresk Knyszyn, që përfshihet në Dioqezën Białystok dhe Gdańsk, dhe i dedikohet 55 viktimave të vrarë nga nazistët në qytetin Łaźnie, më 1943.

Shërbesa e Shenjtërimit të Kishës u drejtua nga dy hierarkët: Hirësia i Tij, Kryepiskopi Jakob i Białystok-ut dhe Gdańsk-ut, dhe Hirësia i Tij, Episkop Andrzej i Supraśl-it.

Që një natë më parë u duk qartazi se Perëndia e bekoi Kishën e Tij, pasi sapo përfundoi agripnia filloi të binte një shi i dendur. Sipas raportimeve të Kishës së Polonisë : “Gëzimi i të gjithë klerit dhe besimtarëve u shtua akoma më tepër kur në qiell u shfaq ylberi – simboli i besëlidhjes së Perëndisë me njerëzit”.

Shërbesa e Shenjtërimit u krye të nesërmen, ku klerikët spërkatën muret e kishës me ujë të bekuar dhe bënë mbi to shenjën e kryqit me mirro të shenjtë. Gjithashtu edhe altarin e lanë me ujë trëndafili, verë dhe mirro. Në Tryezën e Shenjtë vendosën një pjesë nga lipsani i shën Llukait, sipas Traditës dhe aty kryen dhe Liturgjinë e parë.

Nga zonat përreth kishin ardhur shumë pelegrinë laikë dhe klerikë që bashkëmeshuan, gjithashtu edhe disa murgj të Manastirit në Supraśl.

Pas kremtimit të Liturgjisë, Episkop Andrzej shprehu falënderimet e tij ndaj të gjithë dhuruesve që mundësuan ndërtimin dhe mobilimin e kishës (shumë prej të cilëve ishin dhe prezentë), dhe theksoi se kjo ishte kisha e parë në Poloni që mban emrin e Kirurgut të Bekuar.

Themelet e Kishës u ngritën mbi gjakun e 55 viktimave të nazistëve, që u vranë më 1943. Edhe vetë Shën Llukai vuajti shumë nga nazistët dhe komunistët.

“ Kjo kishë shërben si vend lutjeje dhe paqeje i vendasve dhe të gjithë pelegrinëve që kërkojnë qetësi, ndihmën e Perëndisë dhe ndërmjetimet e shenjtorit”- përfundon raporti i Kishës së Polonisë.

Radio Ngjallja

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων