19/07/2019 19/07/2019   Spiritualiteti i krishterë është përqendruar në Krishtin. Jisu Krishti është Biri hyjnor i Perëndisë, i Cili u lind si njeri nga Virgjëresha Mari për t’i dhënë njeriut jetën e përjetshme në kungim me Perëndinë Atin e Tij. Në Jisu Krishtin “tërë plotësia e hyjnisë banoi trupërisht” (Kolosianët 2:9). Në Atë është “plotësia” e “hirit...
19 Ιουλίου, 2019 - 12:08

Nga Spiritualiteti Orthodhoks: KRISHTI

Διαδώστε:
Nga Spiritualiteti Orthodhoks: KRISHTI

 

Spiritualiteti i krishterë është përqendruar në Krishtin. Jisu Krishti është Biri hyjnor i Perëndisë, i Cili u lind si njeri nga Virgjëresha Mari për t’i dhënë njeriut jetën e përjetshme në kungim me Perëndinë Atin e Tij.

Në Jisu Krishtin “tërë plotësia e hyjnisë banoi trupërisht” (Kolosianët 2:9). Në Atë është “plotësia” e “hirit dhe e së vërtetës” (Joani 1:16-17) dhe “tërë plotësia e Perëndisë” (Kolosianët 1:19). Kur dikush sheh dhe njeh Jisuin, ai sheh dhe njeh Perëndinë Atë. (Joani 8:19, 14:7-9) Kur dikush është në kungim me Jisuin, ai është në bashkim të qëndrueshëm me Perëndinë (Kr. Joani 17, Efesianët 2, Romanët 8, 1 Joani 1). Qëllimi i jetës njerëzore është që të jesh vazhdimisht “në Krishtin”. Kur dikush është “në Krishtin”, sipas Shën Joanit, ai bën vullnetin e Perëndisë dhe nuk mëkaton.

Dhe ju e dini se Ai (Jisui) u shfaq për të hequr mëkatet tona; dhe në të nuk ka mëkat. Kush qëndron në të nuk mëkaton; kush mëkaton nuk e ka parë dhe as nuk e ka njohur. . . ai që zbaton drejtësinë është i drejtë, ashtu sikur është i drejtë Ai. . . Kush lindi nga Perëndia nuk kryen mëkat, sepse fara e Perëndisë qëndron në të dhe nuk mund të mëkatojë, sepse lindi nga Perëndia. Prej kësaj njihen bijtë e Perëndisë dhe bijtë e djallit; kushdo që nuk praktikon drejtësinë nuk është nga Perëndia, dhe i tillë nuk është as ai që nuk do vëllanë e vet (1 Joani 3:4-10).

Jisu Krishti është “Udha, e Vërteta dhe Jeta” (Joani 14:6). Ai flet fjalët e Perëndisë. Ai bën punën e Perëndisë. Personi që i bindet Krishtit dhe ndjek udhën e Tij bën çfarë Ai bën, do Perëndinë dhe kryen vullnetin e Tij. Të bësh këtë është esenca e jetës shpirtërore. Jisui erdhi që ne të mund të bëhemi të ngjashëm me Atë dhe të bëjmë në jetët tona, me anë të hirit të Tij, çfarë Ai Vetë bëri.

Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: kush beson në mua do të bëjë edhe ai veprat që bëj unë; madje do të bëjë edhe më të mëdha se këto, sepse unë po shkoj tek Ati (Joani 14:12).

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων