Konkursi organizohet për të paraqitur diversitetin dhe bukurinë e Orthodhoksisë në Shqipëri. Përmes konkursit, që do të kulmojë me botimin e një albumi dhe çeljen e një ekspozite, dëshirojmë t’i paraqesim publikut të gjerë jetën e krishterë në Shqipëri.
Fotografitë e kërkuara duhet të jenë pjesë e këtyre kategorive:
Kisha (arkitekturë, afreske, kryqe, kisha në natyrë, peizazhe, etj.)
Njerëz (klerikë dhe laikë, portrete, etj.)
Reportazhe (ngjarje kishtare, pelegrinazhe, të kremte fetare)
Ringjallja e Kishës (Kjo kategori fotografike synon të pasqyrojë njëzet e shtatë vjet të “Ringjalljes” së Kishës Orthodhokse në Shqipëri dhe të nxjerrë në pah aspekte të ndryshme të jetës së saj (vepra ndërtuese, kleri, rinia orthodhokse, shëndetësia, arsimi, kontributi për kulturën, vepra sociale dhe humanitare etj.)