02 Μαΐου, 2019

Një menu e veçantë me rastin e Pashkëve të Shenjta në mensën “Shën Joan Përdëllimtari”

Διαδώστε:

Një menu e veçantë me rastin e Pashkëve të Shenjta në mensën “Shën Joan Përdëllimtari” në Berat, në të cilën për më shumë se 10 vjet shpërndahen, dy herë në javë, 180-200 racione ushqimesh të gatuara për familje dhe persona në nevoja ekstreme.
Gjejmë rastin të falënderojmë donatorët dhe ndihmëtarët dhe urojmë që Krishti i Ngjallur t’i mbushë me hir dhe t’iu dhurojë çdo të mirë të dheshme dhe qiellore.

Mitropolia e Shenjtë e Beratit

Διαδώστε: