12/06/2024 12/06/2024 E mërkurë, 12 qershor 2024 – Shenjtori i ditës. Krishti u ngjall! DITË KRESHME. Sot mund të hahet peshk. Mbyllja e Pashkës. Oshënar Onufër Egjiptiani. Oshënar Petro Athoniti. Oshënarët dëshmorë të rinj Sinesi, Pavli. – OSHËNAR ONUFËR EGJIPTIANI – Oshënar Onufri, fjeti në fund të shekullit të 4-t ose në fillim të shekullit të 5-të....
12 Ιουνίου, 2024 - 15:03

Oshënar Onufër Egjiptiani. Oshënar Petro Athoniti. Oshënarët dëshmorë të rinj Sinesi, Pavli

Διαδώστε:
Oshënar Onufër Egjiptiani. Oshënar Petro Athoniti. Oshënarët dëshmorë të rinj Sinesi, Pavli

E mërkurë, 12 qershor 2024 – Shenjtori i ditës.
Krishti u ngjall!
DITË KRESHME.
Sot mund të hahet peshk.
Mbyllja e Pashkës.
Oshënar Onufër Egjiptiani. Oshënar Petro Athoniti. Oshënarët dëshmorë të rinj Sinesi, Pavli.
– OSHËNAR ONUFËR EGJIPTIANI –
Oshënar Onufri, fjeti në fund të shekullit të 4-t ose në fillim të shekullit të 5-të. Biografinë e tij e shkroi murg Pafnuti, i cili depërtoi në shkretëtirën e thellë për t’u bekuar nga eremitët (të përkushtuarit në vetmi dhe në shkretëtirë) që do të takonte.
Kështu Pafnuti, pasi eci 17 ditë, dalloi diçka si trup leshtor dhe të bardhë, që vetëm në mes ishte i mbuluar me gjethe. U tremb, por ai e qetësoi duke e thirrur me emrin e tij! Dhe, për t’ia plotësuar dëshirën, i tregoi historinë e tij: Quhej Onufër. Prindërit e tij ishin pa fëmijë derisa e lindën si rezultat i lutjeve të tyre. Babai i tij, mbret i Persisë, duke iu bindur zbulesës hyjnore e solli, ende foshnjë, në një bashkësi murgërore (kinov) të shenjtëruar në Teba të Egjiptit. Edhe gjatë udhëtimit, dhe në manastir e ushqente çuditërisht me qumësht një drenushë.
Kur u rrit, u ndez entuziazmi i tij nga jetët e shenjtorëve, të asketëve (në një farë mënyre) Ilia (20 korrik) dhe Joan Pararendësi (7 janar) dhe iku nga manastiri. Në rrugë u shfaq engjëlli i tij mbrojtës dhe i dha guxim. Depërtoi në shkretëtirë dhe në një kasolle me palma dhe burim gjeti një asket, prej të cilit u këshillua dhe u udhëzua mbas një udhëtimi 4-ditor.
Atje u përpoq burrërisht 60 vjet pa parë njeri! Rrobat e tij u prishën dhe, meqenëse vuante nga të ftohtët apo nga të nxehtët, u lut dhe i mbiu lesh i dendur mbrojtës. Lakuriqësia e tij ia kaloi, sipas vërejtjes së himnografit, edhe porosisë së Krishtit përkundrejt apostujve, që të kishin vetëm një këmishë (Mt.10:10). Çdo ditë engjëlli i sillte një bukë, kurse të dielën Kungimin Hyjnor.
Oshënari, pasi mbaroi tregimin, lajmëroi se do të vdiste. Vërtet, ndërsa po lutej fytyra e tij shkëlqeu, dhe në mes të gjëmimeve dhe vetëtimave u dukën engjëj që psalnin. Shpirti i tij fluturoi si pëllumb i bardhë në duart e Zotit, ndërsa lipsani shndriste dhe mbante erë të mirë. Pafnuti çuditej se si të gërmonte varrin pa vegla, por erdhën dy luanë që, duke iu bindur murgut, e hapën me thonjtë e tyre Ai mendonte të rrinte përgjithmonë atje, por ra një tërmet, kështu që gurë voluminozë mbuluan kasollen, palmat dhe burimin. E kuptoi se Perëndia donte të kthehej që të mësojmë edhe ne shenjtërinë e Onufrit dhe të eremitëve të tjerë.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων