Ikona u gjend në një metoh të Manastirit të Dhionisiut, mbas një endrre apokaliptike që pa ikonomi i Manastirit, Gjerond Visarioni.
Deri në 1925 ndodhej në Vozena, në Metamorfozën e sotme të Halkidhikisë. Por, kur në vitin 1932, vendet e vetkultivuara dhe të kultivueshme nga murgjit e Manastirit, si dhe hektarët që mund të përdoreshin për shfrytëzim bujqësor dhe blektoral, u shpronësuan nga shteti (pa asnjë shpërblim për vlerën e tyre, për rehabilitimin e refugjatëve të Azisë së Vogël, ikona u trasnferua dhe mbeti në shtëpinë e familjes së Dh. Kampouri në Nikití.
Kjo familje kishte respekt shumë të madh për këtë ikonë, sepse për shkak të saj ndaloi vdekja e foshnjave e sapolindura.
Në 18 shkurt të 1940 gjerondët Visarion dhe Grigor, duke zbatuar vendim të Gjerondisë së Manastirit të Dhinonisiut, shkuan në Nikití për të marrë dhe transferuar në Manastir ikonën mrekullibërëse. Në dorëshkrime të Gjerond Llazarit, janë të regjistruara mrekulli të ndryshme që iu bënë banorëve të Halkidhikisë.
Ikona sot ndodhet në dhomën e ruajtjes së ikonave në Manastirin e Dhionisiut, e vendosur në një kornizë druri.