14 Ιουλίου, 2019

Patriarku Ilia i Gjeorgjisë pagëzon 770 fëmijë të vegjël

Διαδώστε:

Që prej vitit 2008, Fortlumturia i Tij, Patriarku Ilia II i Gjeorgjisë ka pagëzuar rreth 39 mijë fëmijë.

Sipas raportimeve të website-it Sputnik-georgia.ru, misteri i 58-të i Pagëzimit në masë, është kryer në Kishën Katedrale të “Shën Trinisë” në Tbilisi të Gjeorgjisë më 2 Maj të këtij viti. Data përkonte edhe me kremtimin e “Shën Gjergjit”, të cilin gjeorgjianët e nderojnë si shenjtin mbrojtës të tyre.

Në artikullin në fjalë shkruhej se këtë herë, numri i fëmijëve që u bënë bij shpirtërorë të kreut shpirtëror të Gjeorgjisë arriti në 777.

Patriarku pagëzon fëmijën e tretë dhe të tjerët që vijnë pas tij, në familjet ku prindërit kanë kryer Misterin e Martesës në Kishë. Kjo rrugë është ndjekur me qëllim përmirësimin e situatës demografike në vend.

Pagëzimi i parë në masë u bë në Tbilisi më 19 Janar të vitit 2008. Që atëherë, lista e fëmijëve të pagëzuar nga Patriarku ka arritur në 38.7 mijë.

Radio Ngjallja

Διαδώστε: