13/06/2019 13/06/2019 Jeta është një udhëtim, që kërkon përpjekje, reflektim dhe pendim, ndaj edhe aktiviteti përmbyllës i këtij viti akademik për rininë Orthodhokse në Tiranë konsistoi në organizmin e një pelegrinazhi në Korçë. Me mbështjetjen e pakursyer të Kryebariut tonë, Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas, për 25 vite me radhë organizohen programe për të rinjtë, që të...
13 Ιουνίου, 2019 - 16:53

Pelegrinazh shpirtëror

Διαδώστε:
Pelegrinazh shpirtëror

Jeta është një udhëtim, që kërkon përpjekje, reflektim dhe pendim, ndaj edhe aktiviteti përmbyllës i këtij viti akademik për rininë Orthodhokse në Tiranë konsistoi në organizmin e një pelegrinazhi në Korçë. Me mbështjetjen e pakursyer të Kryebariut tonë, Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas, për 25 vite me radhë organizohen programe për të rinjtë, që të njohin besimin, të mësojnë vlerat e jetës dhe të përgatiten në komunitet dashurie, që të shërbejnë më denjësisht në shoqëri. Rreth 150 të rinj në vit bëhen pjesë e këtyre programeve të organizuara nga Zyra e Rinisë dhe Qendra Studentore e Kishës Orthodhokse në Tiranë.
Lavdi Zotit për njerëzit që përkujdesja e Tij ka sjellë në jetën tonë.
Pelegrinazhi i Korçës kishte pikërisht këtë qëllim, që të reflektojmë për jetën si udhëtim dhe të meditojmë për bekimet e shumta që na jep Zoti nëpërmjet shërbëtorëve të Tij besnikë.

Liturgjia hyjnore e së dielës mblodhi të rinjtë në Katedralen Ngjallja e Krishtit, në Tiranë, ku përveç Liturgjisë përjetuan edhe gëzimin e hirotonisjes në prift të dhjak Stefan Ritsit, i cili për vite me radhë ka ofruar plot dashuri e përkushtim për programet rinore.
Udhëtimi vazhdoi drejt Korçës, me stacion të parë Katedralen e Ngjalljes, në Pogradec, ku u mikpritëm nga dhjak Vasili i cili na tregoi historinë e ndërtimit të Katedrales dhe rëndësinë e udhëtimit shpirëror dhe marrjen seriozisht të jetës me Zotin.

Koha cilësore dhe shëtitja buzë liqenit na ndihmoi të njiheshim me mirë me njëri-tjetrin dhe të ndanim përvojat e udhëtimit në besim.

Stacioni tjetër i këtij udhëtimi ishte Katedralja e Korçës, ku të rinjtë panë se me sa zemërgjerësi besimtarët kishin ofruar që kjo Katedrale të mbushej me ikona dhe përjetoje admirim kur ndodheshe brenda saj.
Së bashku me imzot Joanin u drejtuam për në Manastirin e shën Prodhromit (Joan Pagëzorit), në Voskopojë, ku zhvilluam edhe shërbesën e Mbrëmësores.

Hirësi Joani na shpjegoi programin në vazhdim të cilin ai e kishte përgatitur për ne.

Më pas vijoi biseda plot urtësi dhe frymëzim për ne nga imzot Joani, i cili ndër të tjera theksoi se sa e rëndësishme është ta fillojmë udhëtimin drejt Zotit në rini, duke mos rënë pre e kurthit i cili na shtyn për më vonë. Tani keni fuqi theksoi ai, ndaj nëse doni të bëni ndryshime në jetën tuaj mos i lini për më vonë, se ka mundësi të mos i realizoni kurrë.
Lexojeni Shkrimin e Shenjtë, edhe pasi ta njihni mirë do të filloni ta shijoni dhe do të përjetoni që udhëtimi me Zotin ka gëzim që nuk e shprehim dot me fjalë.
Tregoni kujdes të mos veproni si shumica, se ajo që bën shumica nuk është tregues që është e duhura. Ligji i Zotit është i përjetshëm, atë ndiqni. Kujtoni gjithmonë që fjalën e fundit në histori e ka Zoti, askush tjetër. Gjatë bisedës së tij ai tregoi edhe shumë jetë shenjtorësh, thënie të Etërve të Shkretëtirës etj.

Gjatë pjesës së dytë të bisedës ai iu përgjigj pyetjeve të shumta të të rinjve.

Darka rreth zjarrit përfundoi programin e ditës së parë të pelegrinazhit.

Mëngjesi i datës 10 qershor nisi me lutje, për të cilën hirësia këshilloi që është e nevojshme dhe e domosdoshme, sepse duke filluar çdo ditë me lutje, ka më shumë mundësi të dimë si të përballojmë sfidat, tundimet dhe të papriturat. Ndaj bëjeni pjesë të disiplinës suaj të luteni për fillimin e ditës dhe para çdo pune që bëni, që të merrni ndriçim dhe fuqi prej Zotit.
Pelegrinazhi në drejtimin e Imzot Joanit ishte një përvojë e papërshkrueshme. Jemi në pelegrinazh theksoi ai, mos e merrni si ekskursion, shfrytëzojeni këtë kohë për meditim, mos përdorni celularët dhe internetin, prej të cilëve më shumë keqinformoheni sesa informoheni. Urtësia nuk gjendet te thashethemet e lajmeve të internetit, por gjendet duke kërkuar thellë brenda jush, duke u ofruar me shumë me Krijuesin, duke soditur krijimin i cili na flet në shumë mënyra.

Pelegrinazhi vazhdoi me 7 orë ecje, 20 km, në monopate, tatëpjeta, e të përpjeta, duke përfshirë edhe ndalesat për mëngjesin, pushimin e kafes dhe reflektimin plot urtësi nga hirësia.

Pelegrinazhi përfundoi me vizitën në manastirin e shën Pjetrit, në Vithkuq, ku mësuam historinë e manastirit, pamë nga afër edhe vendlindjen e shën Nikodhimit.

Dreka e përbashkët dhe falënderimet plot mirënjohje mbyllën këtë aktivitet rinor, i cili ishte shumë dobiprurës për të gjithë të rinjtë.
Mikpritja dhe përkujdesja e Mitropolitit të Korçës, Imzot Joanit, organizimi me kujdes i këtij pelegrinazhi nga Zyra e Rinisë, Tiranë dhe interesi i madh i të rinjve për jetë më të thellë shpirtërore, sollën bekimin e veçantë të këtij pelegrinazhi dhe gëzimin e të gjithë pjesëmarrësve.

Falënderojmë të gjithë ata që bënë të mundur këtë pelegrinazh shpirtëror dhe lutemi që të tjerë ta pasojnë atë, që të kemi privilegjin e përjetimit të një pelegrinazhi të vërtetë si udhëtim drejt Zotit dhe meditim për jetën.

Radio Ngjallja / Facebook

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων