23/05/2019 23/05/2019 Përjetojmë së bashku gëzimin e Ngjalljes, që të jemi instrumentat e tij në botë! Krishti u Ngjall! Që prej tetorit të vitit 2018 dy grupe komunitare, përkatësisht të famullisë së Kishës “Shën Dhimitri”, të fshatit Shtërmen dhe të famullisë së Kishës “Ngjitja e Zotit Krisht në qiej”, në fshatin Gjinar, u angazhuan me projektin “Shtigjet...
23 Μαΐου, 2019 - 17:32

Pelegrinazh shpirtëror: “Shtigjet e Shpresës”

Διαδώστε:
Pelegrinazh shpirtëror: “Shtigjet e Shpresës”

Përjetojmë së bashku gëzimin e Ngjalljes, që të jemi instrumentat e tij në botë!
Krishti u Ngjall!
Që prej tetorit të vitit 2018 dy grupe komunitare, përkatësisht të famullisë së Kishës “Shën Dhimitri”, të fshatit Shtërmen dhe të famullisë së Kishës “Ngjitja e Zotit Krisht në qiej”, në fshatin Gjinar, u angazhuan me projektin “Shtigjet e Shpresës”, i cili ka si qëllim krijimin e komunitetit të dashurisë, me respekt dhe dinjitet për çdo person. Projekti realizohet në bashkëpunim me Organizatën e krishterë World Vision. Takimet mujore, njohja me projektin dhe qëllimin e tij, studimi i rasteve në komunitet, kremtimi i Krishtlindjes, planifikimi për angazhimin në një nismë komunitare, trajnimi i grupeve të famullisë, u pasuan nga pelegrinazhi motivues i grupeve, nga 18-19 maj 2019, në Malin e Zi.
Me bekimin e imzot Andonit, Mitropolitit të Elbasanit, i cili ka ndjekur nga afër ecurinë e këtij projekti dhe ka qenë pjesë e takimeve me grupet e famullive, u organizua ky pelegrinazh motivues për anëtarët pjesëmarrës, me qëllim forcimin e grupit bashkëpunues, motivimin e tij për të punuar së bashku, që të jemi shtigje shprese në komunitetin ku jetojmë, dhe forcohemi shpirtërisht që të jemi instrumentat e Zotit në shoqëri për çdo person që ka nevojë për mbështetjen dhe dashurinë tonë.
Në drejtimin e At Irine Gega, klerik në manastirin e Shen Joan Vladimirit, mikpritja e atë Benediktit, igumeni i manastirit të Kryeengjëllit Mihail, lidhja e anëtarëve të grupit, diskutimet produktive, e bënë edhe më të bukur këtë udhëtim.
Ndalesa në qytetin e Shkodrës, pasoi me ndalesën te Katedralja “Ngjallja e Krishtit” në Podgoricë, ku të gjithë së bashku u lutëm dhe psalëm himnet e Ngjalljes. Më pas u drejtuam në Manastirin Dajbabe, ku ndodhet lipsani i shën Simeonit. Në këtë vend të shenjtë u njohëm me jetën asketike, profeticë e këtij shenjtori dhe mrekullitë shpirtërore dhe fizike të shën Simeonit të Dajbabës. Të frymëzuar nga jeta e tij shpirtërore, u drejtuam në qytetin e Cetinjës. Në këtë qytet patëm bekimin të nderonim dorën e djathtë të shën Joan Pagëzorit dhe pjesën e Kryqit të Zotit, si dhe lipsanin e shën Petros së Cetinjës.
Manastiri i Kryeengjëllit Mihail në Tivat, hapi dyert për mikpritje të grupeve të Mitropolisë sonë.
Liturgjia e së dielës u drejtua nga atë Benedikti, me të cilin bashkëmeshuan edhe dy klerikë të Mitropolisë së Elbasanit, atë Jani Ranxha dhe atë Irine Gega. Shërbesat u zhvilluan në dy gjuhë, dhe të gjithë pjesëmarrësit në kishë u ndjenë pjesë e një kishe të madhe, të bashkuar me Zotin e ngjallur.
Pas Liturgjisë hyjnore, të gjithë anëtarët ndanë përvojat e tyre me klerikët, murgjit dhe besimtarët e zonës. Ky takim i ngrohtë, pasoi me vizitën në muzeun e manastirit, ku u njohëm më historinë dhe mrekullitë që kanë ndodhur aty. Vizita në qytetin e vjetër të Kotorrit dhe Budvës na ndihmoi të njohim më tepër historikun dhe kulturën e Malit të Zi.
Edhe gjatë kthimit, patëm sërish bekim të veçantë të vizitojmë një katedrale tjetër madhështore, atë të shën Joan Vladimirit, e cila ndodhet në qytetin Bari. Ky shenjt është shumë i dashur për Mitropolinë tonë dhe për të gjithë besimtarët në Shqipëri.
Duke psalur troparin e Ngjalljes: “Krishti u ngjall së vdekurish me vdekje vdekjen shkeli, edhe të varrosurve jetën u fali”, dhe me zemrat plot mirënjohje dhe frymëzim mbyllëm këtë pelegrinazh motivues.
Të dy grupet e famullive të Mitropolisë sonë u forcuan më shumë në miqësi me njëri-tjetrin, mësuan më shumë për historinë dhe traditën e Besimit Orthodhoks, jetët e shenjtorëve që ishin instrumenta dashurie dhe frymëzimi për të gjithë dhe një model për t’u ndjekur, që të jemi shtigje shprese, për të sjellë shpresë, dashuri dhe besim te fëmijët dhe të trasmetojmë dritën e Ngjalljes te të tjerët.
Vërtet u ngjall Zoti që na mbush me bekime të panumërta!

Katekizmi i Krishterë – Mitropolia e Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit / Facebook

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων