16/07/2019 17/07/2019 Një numër i madh besimtarësh Orthodhoksë udhëtojnë drejt Moskës për të nderuar lipsanet e shenjta. Më 14 Korrik, lipsanet e “Shën Petros dhe Fevronias”, shenjtorëve mbrojtës të familjes dhe martesës në Kishën Orthodhokse, u transportuan nga qyteti i Murom-it për në Moskë. Pelegrinëve do t’u jepet mundësia t’i nderojnë e t’u falen atyre në katedralen...
16 Ιουλίου, 2019 - 17:28
Τελευταία ενημέρωση: 17/07/2019 - 14:04

Pelegrinë të shumtë udhëtojnë drejt Moskës për të nderuar Lipsanet e Shenjta

Διαδώστε:
Pelegrinë të shumtë udhëtojnë drejt Moskës për të nderuar Lipsanet e Shenjta

Një numër i madh besimtarësh Orthodhoksë udhëtojnë drejt Moskës për të nderuar lipsanet e shenjta.

Më 14 Korrik, lipsanet e “Shën Petros dhe Fevronias”, shenjtorëve mbrojtës të familjes dhe martesës në Kishën Orthodhokse, u transportuan nga qyteti i Murom-it për në Moskë.

Pelegrinëve do t’u jepet mundësia t’i nderojnë e t’u falen atyre në katedralen e “Krishtit Shpëtimtar”, nga datat 14 deri më 21 Korrik.

Kur pak kohë më parë në këtë katedrale u sollën “Kryqi i Shën Andreas”, “Brezi i të Tërëshenjtës” dhe lipsanet e shenjtorëve “Pandeleimon dhe Nikolla”, u formua një rradhë shumë e madhe besimtarësh që prisnin t’i nderonin. E njëjta gjë pritet të ndodhë edhe këtë herë.

Autoritetet kanë bërë me dije se nëse numri i njerëzve në radhë do të jetë i madh, do të ketë bllokim të Urës Patriarkale dhe kufizim të transportit të automjeteve.

– Burimi: themoscowtimes.com

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων