11/07/2024 11/07/2024 Me bekimin dhe mbështetjen financiare të Fortlumturisë së Tij Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit edhe i Gjithë Shqipërisë Imzot Anastasit u zhvilluan nën kujdesin e Mitropolitit të Fierit Hirësi Nikolla nga datat 4 Korrik 2024 deri në datën 11 Korrik kampet për fëmijë (10 – 13 vjeç) për vajzat në manastirin e hirshëm të Shën Joan...
11 Ιουλίου, 2024 - 18:24
Τελευταία ενημέρωση: 11/07/2024 - 18:25

Përfundojnë 2 nga kampet e para të vajzave dhe të djemve për fëmijë, organizuar nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë.

Διαδώστε:
Përfundojnë 2 nga kampet e para të vajzave dhe të djemve për fëmijë, organizuar nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë.

Me bekimin dhe mbështetjen financiare të Fortlumturisë së Tij Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit edhe i Gjithë Shqipërisë Imzot Anastasit u zhvilluan nën kujdesin e Mitropolitit të Fierit Hirësi Nikolla nga datat 4 Korrik 2024 deri në datën 11 Korrik kampet për fëmijë (10 – 13 vjeç) për vajzat në manastirin e hirshëm të Shën Joan Vladimirit në fshatin Shijon të Elbasanit dhe për djem në manastirin e hirshëm të Fjetjes së Hyjlindëses Mari në ishullin e Zvërnecit.
Këto ditë do të mbeten të paharruara për fëmijët që përjetuan momente që do mbeten gjatë në memorien e tyre si lutjet, lojërat, temat e bukura shpirtërore, kampionatet, miqësitë, koha cilësire që kaluan me njëri-tjetrin.
Jeta në kamp është një model i shkëlqyer i një jete të krishterë me Zotin që i jep kuptim dhe gëzim ekzistencës sonë që bëhet edhe një frymëzim për ta përçuar atë në vendet ku jetojnë.
Mirënjohje shumë e madhe për prindërit që ua besojnë fëmijët e tyre Kishës së Shenjtë, që tregon aq dashuri dhe përkushtim ndaj tyre, si edhe të gjithë atyre klerikëve, teologëve, katekistëve dhe vullnetarëve që me vetmohim dhe sakrificë ofruan shembullin më të mirë në përkujdesjen e fëmijëve.
Së shpejti do të fillojnë edhe kampet e dyta në po të njëjtat vende.
Lavdi Perëndisë për të gjitha!

Korrespondenti i Radio Ngjallja:
Anastas Moçi
Foto: Jorgo Kobuzi
Korrik 2024

 

 

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

 

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων