19/03/2019 19/03/2019 MBAROJNË PUNIMET E NDËRHYRJEVE RESTAURUESE TË STRUKTURAVE TË ÇATISË NË KISHAT E “SHËN GJERGJIT” LIBOFSHË DHE “SHËN NIKOLLËS” VANAJ NË ZONËN E FIERIT. Mbarojnë punimet e restaurimit të ndërhyrjes për riparimin e çative në kishën e “Shën Gjergjit” Libofshë dhe “Shën Nikollës”, Vanaj. Në këto dy kisha ka pasur ndërhyrje restauruese nga Drejtoria Rajonale e...
19 Μαρτίου, 2019 - 11:49

Përfundon restaurimi i kishave në zonën e Fierit

Διαδώστε:
Përfundon restaurimi i kishave në zonën e Fierit

MBAROJNË PUNIMET E NDËRHYRJEVE RESTAURUESE TË STRUKTURAVE TË ÇATISË NË KISHAT E “SHËN GJERGJIT” LIBOFSHË DHE “SHËN NIKOLLËS” VANAJ NË ZONËN E FIERIT.

Mbarojnë punimet e restaurimit të ndërhyrjes për riparimin e çative në kishën e “Shën Gjergjit” Libofshë dhe “Shën Nikollës”, Vanaj. Në këto dy kisha ka pasur ndërhyrje restauruese nga Drejtoria Rajonale e Monumenteve te Kulturës të Tiranës gjatë viteve 1998-1999 me fonde të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Monumentet kishin kohë që shfaqnin probleme me hyrjen e lagështirës në pjesën e brendshme, kalbjet e elementeve konstruktivë si trarë, petavra dhe dëmtim e dergradim të shtresës izoluese. Këto problematika vinin seriozisht në rrezik qëndrueshmërinë e çatisë, por dhe dëmtimin nga lagështira të elementëve të artit brenda interierit të kishës sidomos në pjesën e naosit. Ndërhyrjet restauruese në çati konsistuan në ndërrimin e elementëve konstruktivë dhe jokonstruktivë të drurit të dëmtuar, hidroizolimin me dy shtresa, në pjesën e naosit niveli i poshtëm i tjegullave i ri, ndërsa mbulimi në pjesët e tjera si hajati dhe narteksi, u ripërdorën tjegullat e vjetra të seleksionuara, të pastruara dhe që kishin strukturë më të fortë. Duhet të theksojmë që ky investim arriti në vlerën: për kishën e “Shën Gjergjit” Libofshë 3’403’938 lekë dhe për kishën e “Shën Nikollës” Vanaj 1’996’709 lekë. Në kishën e “Shën Gjergjit” Libofshë u restauruan 235m2 sipërfaqe të naosit dhe 398 m2 sipërfaqe të narteksit dhe hajatit, dhe në kishën e “Shën Nikollës” Vanaj u restauruan 128m2 sipërfaqe të naosit dhe 254 m2 sipërfaqe të narteksit dhe hajatit. Projekti i ndërhyrjes restauruese emergjente është realizuar nga IMK dhe miratuar nga Këshilli Kombëtar i Restaurimit. Monitorimi dhe zbatimi i këtij projekti u realizua nga Bërthama e Trashëgimisë Kulturore e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Financimi për realizimin e këtij restaurimi u arrit nën kujdesin e Kryepiskopit +Anastas i cili akordoi fondin përkatës dhe kontraktoi një kompani të liçensuar në restaurim. Pas këtij realizimi të dy kishat do të mbahen në kontroll në një periudhë garancie një vjeçare si pjesë e proçedurës së përhershë në punime të tilla.

Kjo ndërhyrje mundëson shpëtimin e këtyre kishave nga dëmtimi i mëtejshëm i strukturës së çatisë, por edhe nga ndikimi i lagështisë në pjesën e strukturave të tjera përbërëse dhe ato të elementeve të artit.

VLERAT E DY KISHAVE MONUMENTE KULTURE

Kisha e “Shën Nikollës” Vanaj i përket një tipi bazilikal mjaft të përhapur në krahinën e Myzeqesë gjatë shek. 18-19. Kisha u ndërtua në vitin 1777 dhe u pikturua me 1795 nga vëllezerit grabovarë Gjergji dhe Joani, të cilët kanë ushtruar një veprimtari të dendur në krahinën e Myzeqesë.

Kisha e “Shën Gjergjit” Libofshë është përfaqësuese tipike e një varianti të veçantë ndërtimesh kishtare i përhapur në krahinën e Myzeqesë gjatë gjysmës së dytë të shek. 18 dhe fillimit të shek. 19. Kisha është e ndërtuar në vitin 1776 dhe është pikturuar në vitin 1782 nga piktor Konstandini dhe i biri Tërpua nga familja e njohur korçare e Zografëve.

 

http://orthodoxalbania.net/index.php/al/lajme/blog/6879-perfundon-restaurimi-i-kishave-ne-zonen-e-fierit

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων