23 Μαΐου, 2019

Përmet/ Restaurim i pikturës murale në Kishën e Shën Mërisë

Διαδώστε:

Pas përfundimit të punimeve restauruese në Kishën e Shën Mërisë në Kosinë, Instituti i Monumenteve të Kulturës ka hartuar projektin “Ndërhyrje konservuese – restauruese në pikturën murale të Kishës së Shën Mërisë”, Përmet.

Projekti i miratuar në Këshillin Kombëtar të Restaurimeve parashikon ndërhyrje konservuese dhe restauruese në pikturën murale të kishës, e cila paraqitet mjaft e degraduar.

Specialistët e sektorit të veprave të artit pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës kanë bërë para një muaji evidentimin e gjendjes së degraduar në të cilën ndodhet piktura murale në brendësi të kishës.

Gjatë punimeve të kryera në këtë objekt janë evidentuar gjurmë të pikturës murale kryesisht në faqen lindore (apsidë), por edhe në disa faqe të tjera të interierit.

Gjithashtu, me pikturë murale dekorohet dhe kupola, por ajo i përket një periudhe më të vonë sesa gjurmët e zbuluara në apsidë.

ATSH

Διαδώστε: