27/08/2019 27/08/2019   Sipas një studimi të bërë së fundmi, pjesa më e lashtë e mbetur nga Ungjijtë është një fragment i Ungjillit të Markut, që daton në fund të shek.II dhe fillim të shek. III. Kjo dëshmohet në një koleksion tekstesh biblike të gjendur në volumin e fundit të Shoqërisë Eksploruese të Egjiptit (Egypt Exploration Society)....
27 Αυγούστου, 2019 - 13:58

Pjesa më e lashtë e mbetur nga Ungjilli i Shën Markut gjendet në një copëz papirusi të zbuluar më 1903

Διαδώστε:
Pjesa më e lashtë e mbetur nga Ungjilli i Shën Markut gjendet në një copëz papirusi të zbuluar më 1903

 

Sipas një studimi të bërë së fundmi, pjesa më e lashtë e mbetur nga Ungjijtë është një fragment i Ungjillit të Markut, që daton në fund të shek.II dhe fillim të shek. III.

Kjo dëshmohet në një koleksion tekstesh biblike të gjendur në volumin e fundit të Shoqërisë Eksploruese të Egjiptit (Egypt Exploration Society).

Sipas raportimeve të kësaj shoqërie, në të dyja anët e copëzës së papirusit gjenden shkrime të shkëputura nga Ungjilli i Markut. Pas një hulumtimi të detajuar për të kuptuar kohën se kur daton ky shkrim, duke e krahasuar edhe me tekste të tjera të shkruara, studiuesit dolën në përfundimin se shkrimi me dorë i takon fundit të shek. II dhe fillimit të shek.III.

Pjesët e shkëputura të Ungjillit nga të dyja anët janë Mk. 1:1-9 dhe 16-18.

Papirusi në fjalë u zbulua rreth vitit 1903 (sipas të dhënave të numrit të serisë së tij – 5345) dhe nuk ka qenë asnjëherë në shitje. Ky është fragmenti i vetëm i tekstit të Dhiatës së Re që daton më herët se shek.III.

Në vitin 2012 pati një debat për të pasi u raportua se mund të datonte që nga shek. I, gjë që do ta bënte padyshim dorëshkrimin më të vjetër të shkëputur nga Dhiata e Re. Megjithatë, pavarësisht se nuk daton që nga shek.I, mbetet përsëri fragmenti më i vjetër i Ungjillit të Markut. Kështu është shprehur dhe Peter Gurry, një nga asistentët lektorë të Seminarit Phoenix, në një postim të bërë në Twitter.

Copëza më e vjetër e zbuluar nga Dhiata e Re i takon në fakt Ungjillit të Joanit dhe daton në vitin 125.

radiongjallja.org

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων