Presidenti Meta drekë në mencën “Shërbesa e Dashurisë” bashkë me Hirësi Joanin
Pranë selisë së Mitropolisë së Shenjtë në mencën ku këtu e 20 vjet ofrohet ushqim dhe dashuri tek njerëzit në nevojë u gjend Presidenti i Republikës z Ilir Meta i cili drekoi së bashku me Hirësi Joanin dhe të gjithë vëllezërit e motrat në vështirësi.
Në këtë mënyrë z Ilir Meta shprehu solidaritetin e tij për veprën bamirëse të cilën kryen Mitropolia e Shenjtë e Korçës si dhe simpatinë dhe dashurinë e tij ndaj njerëzve në nevojë.
Ai këtë e shprehu dhe në rrjetet sociale me këto fjalë:
“Nga menca “Shërbesa e dashurisë” e Mitropolisë së Korçës ndava sot vaktin me të varfërit, për të qenë pranë tyre në shenjë solidariteti, mbështetje dhe shprese.
Mirënjohje për Mitropolitin e Korçës, Imzot Joanin, i cili gjendet prej 20-vitesh pranë kësaj shtrese në nevojë të shoqërisë. Pavarësisht punës së jashtëzakonshme të bashkësive fetare, shteti duhet të tregojë ndaj tyre më shumë vëmendje, përkujdesje dhe përgjegjësi.”
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.