Profeti Ilia (Periudha post- bizantine)
Skena në këtë ikonë zhvillohet në ambjent të jashtëm. Piktori ka dhënë në mënyrë shumë realiste një peisazh të bukur në një kodër të gjelbëruar me pemë e lumë, fluturimin e Profetit Ilia në qiell.
Profeti Ilia paraqitet të fluturojë në qiell me një karrocë që e tërheqin katër kuaj të fuqishëm mes një zjarri të madhërishëm. Fluturimi është shumë skenik, ku profeti me nxitim e sipër i hedh nxënësit të tij ( Eliseut), hemationin e tij ngjyre te gjelbër në shënjë të dhënies së gjithë njohurive të tij tek Eliseu ( dishepull i tij).
Me anë të këtij hemationi Eliseu do të veprojë mirë e drejt sipas mësimeve të profetit. Eliseu paraqitet në vrapim e sipër duke kapur hemationin e Profetit Ilia.
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.