PROJECTS HOMO DIGITALIS
Në datat 6-7 Nëntor 2024, ekipi i Kolegjit Universitar “LOGOS” mori pjesë në një vizitë studimore të organizuar në Gjermani, në kuadër të projektit “Homo Digitalis”, i mbajtur nga Leibniz-Instituti për Mediat Arsimore. Ky aktivitet u realizua si pjesë e projektit Erasmus+, Homo Digitalis , i cili ka si qëllim fuqizimin e edukatorëve përmes metodologjive inovative të mësimdhënies që bashkojnë humanistikën dhe teknologjitë e informacionit dhe komunikimit (TIK), si dhe ofrimin e mundësive për t’u njohur me mënyrat se si grupet ndërdisiplinore zhvillojnë dhe përmirësojnë burimet digjitale arsimore.
Pikat kryesore të këtij aktiviteti përfshinë:
- Trajnimin “Zwischentöne” për burimet digjitale arsimore
- Eksplorimin e platformës GLOTREC dhe mjeteve digjitale me Kathrin Henne
- Seancat mbi përdorshmërinë dhe prototipin pjesëmarrës të udhëhequra nga Prof. Ernesto W. De Luca dhe Ph.D. kandidatin Sabine Wehnert.
Ky aktivitet përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve të mësuesve për të përdorur mjete digjitale në mënyrë të efektshme, duke kontribuar kështu në afirmimin e arsimit digjital dhe zhvillimin e burimeve arsimore të përparuara.
Nëpërmjet projektit Homo Digitalis ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë dhe të zhvillojmë mundësi të reja për të mbështetur arsimimin dhe përdorimin e teknologjisë në mësimdhënie.
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.