01/11/2019 01/11/2019 Këshilli i Ministrave shfuqizoi sot vendimin “Për dhurimin UNESCO-s të ikonës “Ngjallja e Llazarit”, në kuadër të 60-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në këtë organizatë”. Vendimi i sotëm shfuqizoi vendimin e mëparshëm me nr. 564, datë 29.9.2018, sipas së cilit ikona do t’i dhurohej UNESCO-s, në kuadër të 60-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në këtë...
01 Νοεμβρίου, 2019 - 16:42

Qeveria shfuqizon vendimin që ia dhuronte UNESCO-s, “Ngjallja e Llazarit” qëndron në Shqipëri

Διαδώστε:
Qeveria shfuqizon vendimin që ia dhuronte UNESCO-s, “Ngjallja e Llazarit” qëndron në Shqipëri

Këshilli i Ministrave shfuqizoi sot vendimin “Për dhurimin UNESCO-s të ikonës “Ngjallja e Llazarit”, në kuadër të 60-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në këtë organizatë”.

Vendimi i sotëm shfuqizoi vendimin e mëparshëm me nr. 564, datë 29.9.2018, sipas së cilit ikona do t’i dhurohej UNESCO-s, në kuadër të 60-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në këtë organizatë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë, ndërsa për zbatimin e tij ngarkohet Ministria e Kulturës.

Ikona “Ngjallja e Llazarit” u restaurua në mars 2018. E realizuar në fillimet e shekullit XIX ajo është vlerësuar nga specialistët si një vepër me nivel të lartë artistik.

 

ATSH

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων