Këshilli i Ministrave shfuqizoi sot vendimin “Për dhurimin UNESCO-s të ikonës “Ngjallja e Llazarit”, në kuadër të 60-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në këtë organizatë”.
Vendimi i sotëm shfuqizoi vendimin e mëparshëm me nr. 564, datë 29.9.2018, sipas së cilit ikona do t’i dhurohej UNESCO-s, në kuadër të 60-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në këtë organizatë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë, ndërsa për zbatimin e tij ngarkohet Ministria e Kulturës.
Ikona “Ngjallja e Llazarit” u restaurua në mars 2018. E realizuar në fillimet e shekullit XIX ajo është vlerësuar nga specialistët si një vepër me nivel të lartë artistik.
— ATSH