10 Οκτωβρίου, 2019

Rektorja e Kolegjit Universitar “LOGOS”, Prof. Dr. Nikoleta Mita, mori pjesë në takimin që Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi, zhvilloi më 7 tetor 2019 me rektorët e universiteteve të vendit për të bërë një bilanc të bashkëpunimit Kuvend-Universitete, në kuadrin e marrëveshjeve të nënshkruara një vit më pare

Διαδώστε:

Rektorja e Kolegjit Universitar “LOGOS”, Prof. Dr. Nikoleta Mita, mori pjesë në takimin që Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi, zhvilloi më 7 tetor 2019 me rektorët e universiteteve të vendit për të bërë një bilanc të bashkëpunimit Kuvend-Universitete, në kuadrin e marrëveshjeve të nënshkruara një vit më pare; për të biseduar për disa nga nevojat në prag të vitit të ri akademik; për disa çështje të perspektivës së universiteteve, të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor si edhe për programin e veprimtarive për 100 vjetorin e parlamentarizmit shqiptar.

Në fjalën e saj, Prof. Dr. Nikoleta Mita falënderoi Kryetarin e Kuvendit për mundësinë për bashkëpunim, për vijimin e dialogut dhe shprehu angazhimin e Kolegjit Universitar “LOGOS” për të vazhduar bashkëpunimin me Kuvendin nëpërmjet një plani veprimi. Ajo kërkoi më shumë fleksibilitet dhe decentralizim në hartimin e akteve rregullatore për universitetet dhe arsimin e lartë.

Për më shumë informacion, mund të klikoni në linkun e mëposhtëm: parlament.al

 

Διαδώστε: