22/08/2019 22/08/2019   Projekti u hartua dhe u mbikëqyr nga Bërthama e Trashëgimisë Kulturore pranë Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Projekti u miratua nga K.K.R. pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës (I.M.K.) Investitor: Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë. Fondi i akorduar nga Kryepiskopi Anastas për këto ndërhyrje është 4,250,000 lekë. Punimet u realizuan gjatë vitit 2011. Pak...
22 Αυγούστου, 2019 - 14:31

RESTAURIMI I KISHËS SË SHËN E PREMTES NË FSHATIN ÇETË, KAVAJË

Διαδώστε:
RESTAURIMI I KISHËS SË SHËN E PREMTES NË FSHATIN ÇETË, KAVAJË

 

Projekti u hartua dhe u mbikëqyr nga Bërthama e Trashëgimisë Kulturore pranë Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Projekti u miratua nga K.K.R. pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës (I.M.K.)
Investitor: Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë.
Fondi i akorduar nga Kryepiskopi Anastas për këto ndërhyrje është 4,250,000 lekë.
Punimet u realizuan gjatë vitit 2011.

Pak historik
Për rindërtimin e kishës kemi të dhëna të sakta, por për ndërtimin fillestar të saj nuk ekziston ndonjë e dhënë dokumentare. A. Meksi, duke u bazuar në tiparet arkitektonike të kishës dhe në analogji me monumente të tjera, e daton kishën e shën e Premtes në Çetë të Kavajës në fundin e shekullit XIII (A. Meksi, “Kishat e Shqipërisë së Mesme e të Veriut”, Monumentet 1, 1984, fq. 105-107).
Piktura murale, e cila vesh gjithë interierin e kishës, e realizuar nga faza të hershme deri në faza të vona, ruan vlera të larta artistike, ndërsa ikonostasi me dru të gdhendur cekët dhe me ngjyrë ari dhe ngjyra të tjera, dhe në tërësi me një pamje që krijon harmoni me pjesën tjetër të interierit, përmbante ikona të mjeshtrit të njohur të shekullit XVIII, Konstandin Shpatarakut.

Restaurimi
Duke konsideruar në mënyrë të veçantë vlerat e monumentit dhe gjendjen e tij, Kryepiskopi Anastas kërkoi nga Bërthama e Trashëgimisë Kulturore realizimin e një projekti restaurimi dhe shpëtimi. Këtë projekt e përshpejtoi dhe një zjarr i rënë në mënyrë të pashpjegueshme, i cili më shumë se të tjerat dëmtoi çatinë dhe afreskun në pjesën veri perëndimore të kishës.
Këto ndërhyrje konsistuan kryesisht në ndërhyrje lokale, tashmë të njohura dhe të zbatuara gjerësisht në praktikën restauruese, siç janë qepjet, injektimet, fugatimet dhe rindërtimet e pjesëve të degraduara, rikonstruksioni i çatisë etj..

Me këtë ndërhyrje të plotë restauruese ky monument u shpëtua nga degradimi dhe i shtohet listës së gjatë të monumente të restauruara nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë.

– KISHA TË RESTAURUARA -RESTAURIMI I KISHËS SË SHËN E PREMTES NË FSHATIN ÇETË, KAVAJËProjekti u hartua dhe u…

Geplaatst door Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë op Woensdag 21 augustus 2019

 

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë/facebook

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων