17 Αυγούστου, 2019

Restaurohen disa fragmente të pikturës murale të kishës së Shën Todrit, Lushnje

Διαδώστε:

Restaurimet dhe mirëmbajtja e ikonave fetare, si pjesë e trashëgimisë kulturore po merr vëmendje çdo ditë e më shumë.

Institucionet përkatëse dhe specialistët për mirëmbajtjen e këtyre ikonave po bëjnë restaurimin e tyre për t’i bërë ato të denja për të treguar si vlerën, edhe historinë që ato bartin.

Në laboratorin e Sektorit të Veprave të Artit në Institutin e Monumenteve të Kulturës po kryhet restaurimi i disa fragmenteve të pikturës murale të kishës së Shën Todrit të Kadipashaj, Lushnje.

Fragmentet nën trajtim janë pjesë e pikturës murale të anës veriore të apsidës te cilat janë hequr për shkak të ndërhyrjeve të mëparshme në arkitekturë.

Piktura murale në këtë kishë është vepër e piktorit Joan Çetiri, realizuar në fillimin e shek. XIX. Me përfundimin e restaurimit të fragmenteve në laborator, do të bëhet rivendosja e tyre në apsidën e kishës.

Kujdesi, mirëmbajtja dhe promovimi i trashëgimisë sonë kulturore është një mision i përbashkët, për t’i përçuar këto pasuri, në mënyrën e duhur, tek brezat e ardhshëm.

 

ATSH

Διαδώστε: